Ballina / LAJME / Ministrit serb i ndalohet hyrja në Kosovë

Ministrit serb i ndalohet hyrja në Kosovë

Ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin dhe delegacionit të kësaj ministrie dhe Shëndetit Ushtarak nuk i është lejuar vizita në Qendrën Klinike dhe Spitalore në veri të Mitrovicës.

Delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shëndetit Ushtarak nuk kanë marrë leje për të qëndruar në Kosovë, njofton agjencia serbe e lajmeve ‘Tanjug’.

Sipas kësaj të fundit, atyre nuk i është lejuar vizita pavarësisht nga fakti se javën e kaluar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i tha homologes serbe, Ana Bërnabiq se ishte një lajm i rremë që Prishtina i ndaloi të gjithë zyrtarëve serbë vizitat në Kosovë. /Lajmi.net/

Rekomanduar

21 vite nga masakra e Rahovecit

21 vite më parë, ushtria dhe policia e armikut kanë kryer masakrën e Rahovecit. Më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *