Ballina / EKONOMI / Mungojnë plazhet publike, kjo është kërkesa e pushuesve në Shëngjin

Mungojnë plazhet publike, kjo është kërkesa e pushuesve në Shëngjin

Mungesa e hapësirave publike mbetet ende një nga problematikat e zonës, pasi i janë dhënë për shfrytëzim biznesit privat.

Pushuesit kërkojnë që të ndërhyhet nga pushteti vendor, pasi shumë prej tyre nuk kanë mundësi financiare që të paguajnë shezllone, çmimi i të cilit varion nga 500 lek deri ne 25 euro.

Por nga ana tjetër administratori i Shëngjinit Gjokë Caci bën me dije se Shëngjini ka hapësira të mjaftueshme publike si në Ranën e Hedhur, por edhe në Kune Vain, në dy zona të largëta ku jo të gjithë kanë mundësinë për t’i frekuentuar, raporton “Top Channel”.

Për pushuesit kjo zonë është një nga perlat e Adriatikut, duke ju referuar edhe ndryshimeve rrënjësore që ka njohur gjatë viteve të fundit.

Këto janë pamjet që të ofron plazhi i Shëngjinit në këto ditë të nxehta korriku.

Rekomanduar

Parisi miraton marrëveshjen e tregtisë së lirë BE-Kanada

Deputetët francezë miratuan sot ratifikimin e traktatit kontrovers të tregtisë së lirë mes Bashkimit Evropian …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *