Ballina / LAJME / Një delegacionin i lartë të NATO-s viziton Ministrinë e Mbrotjes

Një delegacionin i lartë të NATO-s viziton Ministrinë e Mbrotjes

Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha dhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Rrahman Rama pritën sot në Ministrinë e Mbrojtjes një delegacion nga NATO, në krye me Jonathan Parish, zëvendës asistent i Sekretarit Gjeneral të NATO-s për Operacione si dhe drejtorin e Operacioneve dhe Misioneve të NATO-s, Michel Soula, njofton Ministria e Mbrojtjes përmes një komunikate për media.

Ministri Berisha dhe gjeneral Rama zhvilluan takime të ndara me delegacionin e NATO-s, në të cilat u bisedua kryesisht për situatën e sigurisë në Kosovë e rajon, zhvillimet rreth tranzicionit të FSK-së, marrëdhëniet Kosovë – NATO dhe perspektivën e këtyre marrëdhënieve në të ardhmen.

Krerët e FSK-së e njoftuan drejtorin e Operacioneve të NATO-s mbi zhvillimin e FSK-së, planet për të ardhmen, rikonfirmuan vullnetin e Kosovës për avancimin e marrëdhënieve me KFOR-in, NATO-n, si dhe konfirmuan vendosmërinë e Kosovës për anëtarësim në NATO./veriu.info

Rekomanduar

Sot i jepet lamtumira e fundit të miturit që u ther për vdekje në Zvicër

7-vjeçari nga Kosova, Ilias Mahmuti, i cili në mënyrë barbare është mbytur me thikë nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *