Ballina / BOTA / Parisi, Londra dhe Berlini kërkojnë siguri detare në zonën e Gjirit

Parisi, Londra dhe Berlini kërkojnë siguri detare në zonën e Gjirit

Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania po punojnë për një mision ndjekjeje dhe vëzhgimi të sigurisë detare në zonën e gjirit, deklaroi sot ministri francez i Punëve të Jashtme, Jean Yves Le Drian, pas kapjes nga ana e Iranit të një naftëmbajtëseje britanike në ngushticën e Ormuzit.

“Ne do të angazhojmë në këtë çast një iniciativë evropiane bashkë me britanikët dhe gjermanët për të mundësuar që të ketë një mision ndjekjeje dhe vëzhgimi të sigurisë detare në Gji”, theksoi ai para Asamblesë Kombëtare.

Ai bëri thirrje që të mendohet për një mënyrë diplomatike të sigurimit të përbashkët të zonës së Gjirit./ATSH/

Rekomanduar

Seuli qëllon avionin rus, shkeli hapësirën

Aeroplanë luftarakë të Koresë së Jugut kanë paralajmëruar përmes të shtënave një avion ushtarak rus, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *