Ballina / LAJME / Për një vit 74 të arrestuar për korrupsion, prej tyre edhe zyrtar shtetërorë

Për një vit 74 të arrestuar për korrupsion, prej tyre edhe zyrtar shtetërorë

Gjatë këtij viti Policia e Kosovës në luftimin e korrupsionit ka iniciuar gjithsej 393 raste, prej tyre 74 persona të arrestuar, janë paraqitur 336 kallëzimeve penale, ndërsa janë asgjësuar 7 grupe kriminale.

Këto të dhëna u bënë të ditura gjatë një konference për media përmes së cilës Policia e Kosovës e ka shpalosur punën e këtij institucioni për luftimin e korrupsionit, si dhe është lansuar fushata vetëdijesuese me moton “Zero ryshfet për të korruptuarit”.

Drejtori i Departamentit për Hetime, Riza Shillova, tërhoqi vërejtjen se luftimi i korrupsionit  është një kërcënim serioz për zhvillimin ekonomik dhe proceset integruese nëpër të cilat po kalon Kosova.

Policia e Kosovës ka treguar një efikasitet të lartë, ndonëse sipas tij, rezultatet duhet të jenë më të larta, andaj  edhe janë angazhuar në drejtim të reformimit të  ngritjes së kapaciteteve.

Duke zbatuar dispozitat ligjore për konfiskim të pasurisë të aseteve, Shillova tha se deri në këtë periudhë të vitit kanë konfiskuar 6 banesa, 2 shtëpi, 39 parcela tokë, 4 lokale, 2 garazhe.

Shillova u shpreh se prioritet i Policisë së Kosovës në vitin 2019 mbetet trajtimin e rasteve korruptive.

Ndërsa, Bashkim Spahiu nga Drejtoria për hetime ekonomike dhe korrupsionit, u shpreh se luftimi i krimeve ekonomike nuk është në nivel të kënaqshëm, andaj synim i tyre është fuqizimi në luftimin e kësaj dukurie negative.

Për punën që Policia e Kosovës e ka bërë në luftimin e korrupsionit, Spahiu i ka përmendur rastet veç e veç që janë hetuar dhe arrestuar për korrupsion zyrtarë në ministritë e Qeverisë së Kosovës.

Ndryshe, pjesëtarë të Policisë së Kosovës sot kanë shpërndarë te qytetarët edhe fletushka me moton “Zero ryshfet për të korruptuarit”./KosovaPress/

Rekomanduar

Digjet një pjesë e Gjykatës Themelore të Pejës

Në orët a para të mesnatës një zjarr ka rënë në Gjykatën Themelore të Pejës. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *