Ballina / LAJME / Përlotet Edmond Budina: As policia e Ramiz Alisë s’më ka tërhequr zvarrë si sot

Përlotet Edmond Budina: As policia e Ramiz Alisë s’më ka tërhequr zvarrë si sot

I tronditur dhe gati me lot në sy regjisori Edmond Budina tregon si është tërhequr zvarrë nga policia, ndërsa ai së bashku me 4 persona të tjerë po qëndronin tek hyrja e Teatrit Kombëtar si rezistencë për të ndalur shembjen e tij.

 “Sot është një ditë e trishtë.  S’më ka ndodhur as në kohën e Ramiz Alisë. Policia atëherë nuk më ma tërhequr zvarrë. Ajo që ka ndodhur në vendin tim është një nga gjërat më të turpshme. Nuk po mbrojmë shtëpitë tona, por shtëpinë e shqiptarëve. Nuk themi që teatri të mos ndërtohet por teatri i ri të ndërtohet diku tjetër”, tha ai.

Budina ka dhe një thirrje për kryeministrin Rama.

“Ne ishim 5 vetë dhe nuk po bënim asgjë dhe po rrinim tek dera. Është një nga ditët më të dhimbshme. I bëj thirrje kryeministrit. Më ke zënë përkrahu dhe më ke tërhequr zvarrë. I bëj thirrje kryetarit të bashkisë dhe ministrit. Mos ta tentojnë të shkatërrojnë këtë pasuri. Kemi protestuar në mënyrë paqësore. Ky është fundi i demokracisë shqiptare. Ky është regjim fashist”, vijoi regjisori.

Budina i bën thirrje qytetarëve të ngrihen për të mbrojtur Teatrin Kombëtar.

“Populli të ngrihet në këmbë. Teatri duhet të jetë varreza e këtyre njerëzve që i bëjnë keq Shqipërisë.  I bëj thirrje aktorëve mos u shisni, mos u kërcënoni për një copë bukë, hajde të mbrojmë lirinë”, përfundoi ai./Ora News/

Rekomanduar

Tiranë, policia rrethon ndërtesën e Teatrit Kombëtar

Policia e Shtetit ka rrethuar ndërtesën e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Komuniteti artistik i organizuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *