Ballina / LAJME / Përplasje në mes AKK-së dhe Nismës, a po rrezikohet koalicioni qeverisës?

Përplasje në mes AKK-së dhe Nismës, a po rrezikohet koalicioni qeverisës?

Një deklaratë e Muharrem Nitajt në një debat televiziv ku tha se qarshia po flet për rikthimin e Fatmir Limajt në PDK, ka bërë që Nisma Socialdemokrate të reagojë vrullshëm me të zgjedhurit e saj.

Haxhi Shala i Nismës, e quajti Nitajn zëdhënës të shpifësve dhe mashtruesve.

Nitaj iu ka thënë kolegëve të Nismës se po të ishte në vendin e tyre do të kishte kërkuar falje.

“Nuk është mirë që fjalët të nxirren nga konteksti por mendimi i shpërfaqur duhet të thuhet e të lexohet i plotë dhe brenda logjikes”, ka shkruar Nitaj në Facebook, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë i Nitajt pa ndërhyrje:

Pergjige kolegeve nga Nisma (po te isha ne vendin tuaj kisha kerku falje)

I pashe disa reagime te kolegeve te Nisma-s, ne mesin e te cileve edhe te kolegut Haxhi Shala. Me vjen keq qe e paskan keqkuptuar prej fillimit e deri ne fund!

Nuk eshte mire qe fjalet te nxirren nga konteksti por mendimi i shperfaqur duhet te thuhet e te lexohet i plote dhe brenda logjikes.

Une nuk jam bere zedhenes i askujt por konstatimit se ka perplasje e mospajtime midis AAK-se e Nismas-s ne Qeveri dhe Nisma mund te votoi per rrezimin e qeverise, jam pergjigjur:

Ne nuk dijme cfare ka ne mendje as Limaj e as Veseli, por e dijme qe ne raportet zyrtare nuk ka mospajtime dhe se koalicioni eshte funksional.

Pikerisht ne sensin e cilesimit si thashetheme, kam thene se ka lloj lloj storiesh duke e permendur edhe llafin se Carshi po flet se Limaj do te kthehet ne PDK. (Dmth deri ketu shkohet)

Une keshtu e kam thene, dhe kjo s’ka te beje asgje me denigrimin e askujt. Me vjen keq qe perfundimet i keni nxjerre nga titujt e jo nga permbajtja!

Une po te isha ne vendin tuaj do te kerkoja falje!

Rekomanduar

Tiranë, policia rrethon ndërtesën e Teatrit Kombëtar

Policia e Shtetit ka rrethuar ndërtesën e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Komuniteti artistik i organizuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *