Ballina / EKONOMI / Policia konfiskon mallra të kontrabanduara nga Serbia në Kosovë

Policia konfiskon mallra të kontrabanduara nga Serbia në Kosovë

Mallrat në Kosovë po hynë edhe përmes kontrabandës.

Gjatë ditës së djeshme Njësiti Patrullues i Policisë së Kosovës ka ndaluar një veturë me targa lokale që drejtohej nga një person i komuniteti serb, raporton lajmi.net.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar mallra ushqimore dhe pije pa dokumente përcjellëse.

Me vendim të prokurorit mallrat janë konfiskuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Në ndërkohë, pavarësisht taksës së vendosur ndaj produkteve serbe, në treg është vërejtur një sasi shumë e madhe e mallrave nga ky shtet.

Zëdhënësi i Doganave, Adriatik Stavileci, kishte thënë për lajmi.net se deri më sot  vlera e mallrave të importuara nga Serbia kap shifrën e 770 mijë eurove, kryesisht lëndë e parë.

Megjithatë, as nga MTI e as nga dogana nuk ishin në dijeni se si këto mallra serbe kanë hyrë në Kosovë.

Lajmi.net kishte raportuar edhe më herët për këtë çështje.

 

Rekomanduar

Nga Veriu në Jug/ Ja sa kushton të pushosh në Shqipëri, Velipoja më e lira

Durrësi është sot për sot bregdeti më i frekuentuar, kjo falë kontratave të parapaguara që …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *