Ballina / LAJME / Prangosen pesë persona, u kapën me 10 kilogram marihuanë

Prangosen pesë persona, u kapën me 10 kilogram marihuanë

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) e Policisë së Kosovës, pas një pune hetimore, më 27.2.2019, në Skënderaj ka ndaluar tri vetura, gjatë kontrollit të të cilave janë gjetur 20 paketime me substancë që dyshohet të jetë marihuanë, me peshë të përgjithshme prej: 10835 gramë (10 kg. 835 gramë).

Policia ka arrestuar pesë të dyshuar, të cilët dyshohet se kanë qenë pjesë e grupit që kanë kryer veprën penale: ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Të arrestuarit nga policia janë: A.L. viti i lindjes 1956, K.L. viti i lindjes 1993 , G.J. viti i lindjes 1986 , E.L. viti i lindjes 1995 dhe E.M. viti i lindjes 1984 që të gjithë kosovarë
Si prova materiale sipas policisë janë konfiskuar edhe tri vetura dhe pesë telefona celularë.  Pesë të dyshuarve, me aktvendim të prokurorit, u caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh./Arbresh.info

Rekomanduar

Tiranë, policia rrethon ndërtesën e Teatrit Kombëtar

Policia e Shtetit ka rrethuar ndërtesën e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Komuniteti artistik i organizuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *