Ballina / LAJME / Ramush Haradinaj niset për në Hagë

Ramush Haradinaj niset për në Hagë

Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj, ka arritur në Aeroportin e Prishtinës nga ku do të niset për në Hagë.

Haradinaj të premten e javës së kaluar ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale e Hagës për t’u intervistuar.

Kjo edhe bëri që ai të dorëhiqet nga posti i kryeministrit.

Ai pritet të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale.

Pavarësisht vendimit të tij që të dorëhiqet, sepse nuk dëshiron të shkojë në Hagë si kryeministër, Haradinaj ka paralajmëruar se sërish do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme.

Ndërkohë para pak minutash, në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se “si Ramush Haradinaj, qytetar i Republikës së Kosovës, i përgjigjem ftesës për intervistim nga Dhomat e Posaçme në Hagë”.

Rekomanduar

Tiranë, policia rrethon ndërtesën e Teatrit Kombëtar

Policia e Shtetit ka rrethuar ndërtesën e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Komuniteti artistik i organizuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *