Ballina / LAJME / Reagon Hashim Thaçi: Kadri Veseli, viktimë e maskarallëkut me fajde
PRISTINA, KOSOVO - DECEMBER 14: President of Kosovo Hashim Thaci (L) and Kosovo Assembly Speaker Kadri Veseli (R) attend the state ceremony after the Kosovo's parliament on Friday overwhelmingly passed a law making a 5,000-strong standing Kosovar army a reality, in Pristina, Kosovo on December 14, 2018. Erkin Keci / Anadolu Agency/ABACAPRESS.COM

Reagon Hashim Thaçi: Kadri Veseli, viktimë e maskarallëkut me fajde

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka thënë se skandali i fundit ku u përmend edhe emiri i kreut të Kuvendi, Kadri Veseli si i përfshirë në aferën e fajdeve, është maskarallëk.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas publikimit të video incizimeve ku shihen disa persona të dyshuar për vepra kriminale duke marrë para dhe duke u thirrur në emrin e tij, ka kërkuar përgjegjësi nga organet e rendit dhe drejtësisë, të cilat sipas videove të publikuara në media, i kanë pasur këto video qe 6 vite dhe nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim ligjor, raporton lajmi.net.

“Gjatë kësaj jave, disa media kanë publikuar video-materiale nga një rast i krimit të organizuar, ku është apostrofuar emri im nga protagonistët e incizimit, të cilët janë të dyshuar për krime të fajdesë, mashtrimit dhe krime të tjera të rënda. Dua të deklaroj se unë nuk kam të bëj asgjë me këtë rast dhe as me personat e përfshirë në këtë rast. Ky është një rast klasik i mashtrimit dhe i manipulimit, për çfarë jam i bindur se edhe organet e hetuesisë dhe të drejtësisë kanë qenë në dijeni me kohë”, ka thënë Kryeparlamentari Veseli në konferencë për media.

Ai i siguruar se nëse del vetëm një indikacion i përfshirjes së tij në këtë aferë, është i gatshëm të japë menjëherë dorëheqje, por shtoi se kur të sqarohet e vërteta e kësaj ngjarje, dikush duhet të japë llogari penale dhe institucionale.

“Ky është morali im. Ky është besimi im jetësor. Kjo është politika ime. E them me siguri të plotë: emri im është keqpërdorur në këtë akt kriminal të mashtrimit. Kur të dalë e vërteta e kësaj, atëherë dikush duhet të japë llogari penale dhe institucionale. Pavarësisht a janë pjesë e policisë, sistemit të drejtësisë, ose politikës”, ka thënë Veseli.

Kreu i Kuvendit të Kosovës ka kërkuar të sqarohen disa çështje, që mund të ngritën natyrshëm nga ky rast dhe që ka të bëjë edhe me funksionimin e organeve dhe institucioneve të zbatimit të ligjit në Kosovë.

Rekomanduar

Policia e Kosovës triumfon në garën e Njësiteve Speciale në Hungarisë

Policia e Kosovës me pjesëtarët e njësisë speciale elite “FIT “, tashmë të njohur si …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *