Ballina / SPORT / Ronaldo te Juventusi, po kërkon shtëpi të re në Torino prej dy javësh

Ronaldo te Juventusi, po kërkon shtëpi të re në Torino prej dy javësh

Cristiano Ronaldo, nëse më në fund e lë Real Madridin, e di se do të largohet nga një qytet, ku edhe ai dhe familja e tij janë të kënaqur.

Futbollisti portugez ka qenë shumë i lumtur me jetën në kryeqytetin spanjoll, duke shijuar mundësitë e mëdha që i ofron Madridi, një orë e gjysmë me aeroplan nga shtëpia e tij në Portugali.

Pikërisht në këtë të fundit, ai është takuar me gruan, që është partnerja aktuale, dhe me njerëzit e afërt, pas eliminimit nga Botërori i Rusisë. Por, Cristiano tashmë mendon në italisht. Dhe po kërkon një shtëpi në Torino.

Futbollisti portugez i ka kaluar dy javët e fundit duke parë mundësitë për të vendosur akomodimin e tij në Torino. Pra, po kërkon shtëpi atje. Nuk është një qytet aq i ngrohtë, sa Madridi.

Dimri është i vështirë në shpatet e Alpeve.

Moti nuk do të jetë aq dashamirës me të, si në Spanjë. Ronaldo e di këtë. Ai, gjithashtu, beson se do të jetë e vështirë për të gjetur një vendbanim si ai që ka në një urbanizim luksoz në periferi të kryeqytetit spanjoll.

Cristiano ka një kujtim të mirë të vizitave në Torino me Real Madridin, sidomos nga tifozët e Juventusit. Toni miqësor, që gjithmonë kanë treguar ndaj tij, dhe intensiteti me të cilin ata e përjetojnë futbollin, në çdo lojë, e tërheqin me të vërtetë portugezin.

Një eksperiencë e re për CR7, i cili ka luajtur në Premier League dhe në La Liga, veç startit të fillimit në Portugali./lexo.al/

Rekomanduar

Betis realizon çudinë e vitit, blen “yllin” e Lyon

Në Sevilje e merrnin me shaka, bënin baste dhe batuta, kishte edhe sulme ndaj klubit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *