Ballina / Rreth FreeNews

Rreth FreeNews

FreeNews.tv është portali më i ri në hapësirën virtuale mbarëshqiptare

Në kohën e konkurencës së fortë për lajmin, ndryshmin e prodhon e vërteta, lajmi i shpejtë që kërkon vëmendjen e lexuesit a shikuesit, duke e ndihmuar të kuptojë më mirë botën që e rrethon, duke i lehtësuar zgjedhjet e duke i krijuar mundësinë të jetë interaktiv në cdo kohë.

Me një staf të përzgjedhur profesionistësh e bashkëpunëtorësh, me përvojë në lëmin e gazetarisë dhe opinionbërjes, FreeNews.tv siç e sugjeron emri i portalit më të ri, synon çlirimin e lajmit dhe verifikimin e tij në kohën më të shpejtë të mundshme. Targeti ynë është çdo përdorues i mediave dhe rrjeteve sociale, që dëshiron të informohet në mënyrë të saktë, të shpejtë, duke i krijuar mundësi të ketë një adresë të mbrojtur nga fakenews.

Me dëshirën për të arritur sa më shpejt aty ku jeton e punon cdo shqiptar, zgjerimi i rrjetit të partnerëve tanë është synim parësor. Ky do të jetë një vendtakim për stafet më cilësore të gazetarisë, marketingut, marëdhënieve publike dhe partnerëve më të mirë në treg që kërkojnë hapësira të besueshme e super të klikueshme për të promovuar aktivitetin dhe produktet e tyre.

Jeni të mirëpritur për cdo formë bashkëpunimi që ndihmon krijimin e një hapësire ku përfitojnë të gjithë si lexues, shikues, konsumatorë e vendimarrës.

Për cdo informacion e mundësi bashkëpunimi na kontaktoni në adresat e mëposhtme:

E-mail: info@freenews.tv

Mobile: 044940143

Adresa: Sheshi Nënë Tereza, Hy.40, BU: nr.4, Prishtine, Kosovë