Ballina / Teknologji / Samsung Galaxy S10 pritet të bëjë namin

Samsung Galaxy S10 pritet të bëjë namin

Samsung galaksi  S10, pritet të jetë celualari më i mirë i prodhuar ndonjëherë nga gjigandi korean. Sipas informacioneve paraprake celulari pritet të vijë në 4 modele, duke përfshirë edhe një version ekonomik. Ai do të ketë 6 kamera,ekran shumë të madh si dhe pafundësi ngjyrash.

Në bashkëpunim me Verizon dhe AT&T, Samsung-u do të hedhë në treg në gjysmën e parë të vitit që vjen  një smartphonë që do të punojë me teknologjinë 5G.

“5G nuk do të jetë thjesht shpejtësi interneti. Blerësit do të mund të lidhen me internetin në kohë reale duke shfrytëzuar kështu të mirat e teknologjisë,” tha David Christopher, president i AT&T Mobility.

“Bashkë me Samsungun, planifikojmë të sjellim më të mirën e teknologjisë dhe inovacionit për blerësit tanë. E ardhmja është 5G,ky është vetëm fillimi,” vijoi ai.

Ai ka të drejtë, 5G është teknologji shumë e shpejtë dhe gjithashtu shumë e vështirë për t’u inkorporuara në një telefon celular,gjithsesi jemi më të qetë duke ditur se Samsungu është duke e testuar këtë teknologji prej disa kohësh tashmë./cna.al

Rekomanduar

​VW nis shitjen e SUV-it më të vogël në Evropë (Foto)

Volkswagen ka hapur librin e porosive për modelin T-Cross, i cili kushton 17,975 euro në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *