Ballina / Magazina / Së shpejti në kinema remake (riprodhimi) i filmit ikonik “Arratisje për fitore” me Sylvester Stallone dhe Pelé

Së shpejti në kinema remake (riprodhimi) i filmit ikonik “Arratisje për fitore” me Sylvester Stallone dhe Pelé

Filmi ikonik i vitit 1981 “Arratisje për fitore” do të ketë një remake nga Warner Bros drejtuar nga regjisori Jaume Collet-Serra. Filmi origjinal, i drejtuar nga John Huston, bazohet lirshëm në ndeshjen e futbollit të mbajtur në Kiev më 9 gusht 1942 ndërmjet një ekipi të përzier të lojtarëve të Dinamos dhe Lokomotiv dhe një ekip i përbërë nga oficerë të aviacionit gjerman Luftwaffe. Filmi i vitit 1981 me protagonist Sylvester Stallone është i ambjentuar në Luftën e Dytë Botërore dhe tregon për një ndeshje futbolli midis nazistëve dhe të burgosurve të luftës në stadiumin Colombes në Paris, ku dëshira e të burgosurve për të shpëtuar duhet të përballet me nderin që duhej ruajtur brenda fushës së lojës./Freenews.tv/

Origjina “Arratisja për fitore” ende gëzon një popullaritet të konsiderueshëm midis të apasionuarve të filmave dhe të futbollit për shkak të faktit në trupën e aktorëve  profesionistë, gjithashtu do të përfshihen futbollistë të rëndësishëm të kohës, argjentinasin Osvaldo Ardiles Ardiles dhe brazilianin Pelé. Gjatë ndeshjes, do të jetë kky i fundit që realizon golin e barazimit  4-4 me një roveshatë legjendare, para goditjes së penalltisë të pritur nga portieri Sylvester Stallone në ndeshjen finale. Warner Bros ka vendosur t’ia besojë xhirimin e “Escape to victory” regjisorit Jaume Collet-Serra, tashmë pas kamerës për filmin “Jungle Cruise” me Dwayne “The Rock” Johnson dhe Emily Blunt në kinema në vitin 2020. Ndër filmat e tjerë të regjisorit Jaume Collet-Serra qëndron “Objektivi II – Të jetosh një ëndërr”, një tjetër filmi futbollistik që në karrikën e tij krenohet me praninë e futbollistëve profesionistë si David Beckham, Zinedine Zidane, Raul, Ronaldo, Thierry Henry, Ronaldinho, Iker Casillas dhe gjyqtari italian Stefano Farina. Skenari i filmit “Arratisje për fitore” iu dha Anthony Tambakis, i cili tashmë kishte filluar të punonte në një skenar të parë të filmit në vitin 2017 së bashku me regjisorin e “Warrior” Gavin O’Connor. Lajmi i ardhjes në kinema të një remake të filmit “Arratisje për fitore” nxiti menjëherë imagjinatën e spektatorëve, kurioz për të gjetur se cili futbollist profesionist do të bëhet pjesë e kastit të filmit. Për momentin, megjithatë, asnjë informacion i mëtejshëm mbi projektin nuk është ofruar.

 

Marrë nga Supereva.it dhe përshtatur për Freenews.tv

Rekomanduar

Arbitre më seksi nuk keni parë

Një 20-vjeçare nga Polonia është konsideruar si arbitrja më seksi në botë. Quhet Karolina Bojar, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *