Ballina / EKONOMI / Serbia tregti të lirë me “vëllezërit turq” pas taksës nga Kosova

Serbia tregti të lirë me “vëllezërit turq” pas taksës nga Kosova

Pas masës 100% për mallrat serbe të vendosur nga Qeveria e Kosovës shteti serb arrinë marrëveshje për tregti të lirë me Turqinë

Rasim Lajiqi, zëvendëskryeministër i Serbisë dhe njëherësh ministër i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit tha se janë krijuar kushtet që një numër më i madh prodhimesh  të qarkullojë në zonën e lirë të tregtisë.

Falë Marrëveshjes së re për tregti të lirë, sipas Lajiqit, Serbisë për herë të parë i është lejuar eksporti vjetor në Turqi i 5 mijë tonëve të misht të  viçit, 25 mijë tonëve të vajit të papërpunuar të lulediellit, 15 mijë tonëve të farave të lulediellit, 5 mijë tonëve të sojës, 1 mijë tonëve të preparateve që përdoren në ushqyerjen e kafshëve dhe 500 tonëve të produkteve të ndryshme brumore,raportojne mediat serbe.

Ministri ka theksuar se të enjten në Beograd kanë nisur bisedimet dyditore për arritjen e Marrëveshjes për tregti të lirë me Unionin Euroaziatik ku bëjnë pjesë Rusia, Bjellorusia, Kazakistani, Armenia dhe Kirgistani, draftimi i së cilës pritet me rastin e vizitës që do t’ia bëjë Serbisë, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, më 17 janar.

“Për një pjesë e mirë e përmbajtjes së kësaj marrëveshjeje ka dakordësi qysh prej raundeve të mëhershme të bisedimeve, dhe ka mbetur që ekspertët të deklarohen edhe për gjashtë linja tarifore”, ka thënë Lajiq./syri.net

Rekomanduar

Taksa po ndryshon tregun e mallrave në Kosovë

Që nga vendosja e tarifës doganore, fillimisht në 10 e më pas në 100 për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *