Ballina / BOTA / Seuli qëllon avionin rus, shkeli hapësirën

Seuli qëllon avionin rus, shkeli hapësirën

Aeroplanë luftarakë të Koresë së Jugut kanë paralajmëruar përmes të shtënave një avion ushtarak rus, që shkeli hapësirën ajrore të vendit, deklaroi Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut.

”Tre avionë luftarakë rusë hynë në një zonë pranë Koresë së Jugut dhe njëri prej tyre më pas shkeli hapësirën e Koresë së Jugut”, sipas zyrtarëve koreano-jugorë.

Nga ana e tij, një zyrtar i ministrisë së Mbrojtjes së Koresë së Jugut tha se avioni rus nuk iu përgjigj goditjeve paralajmëruese nga avionët luftarakë të Seulit.

Avionët luftarakë F-15F dhe KF-16 gjuajtën 360 herë gjatë shkeljeve të hapësirës ajrore koreano-jugore nga avionët rusë.

Rekomanduar

Boris Johnson zgjidhet kryeministër i Britanisë së Madhe

Britanikët kanë mësuar këtë të martë Kryeministrin e tyre të ri. Partia Konservatore ka publikaur …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *