Ballina / BOTA / SHBA pajis Bullgarinë me tetë avionë F-16

SHBA pajis Bullgarinë me tetë avionë F-16

Qeveria e Bullgarisë miratoi blerjen e tetë avionëve luftarakë të tipit F-16 për 1,2 miliardë dollarë si pjesë e bisedimeve tregtare me SHBA-në.

Në një deklaratë pas Këshillit të Ministrave u bë e ditur se bisedimet me SHBA-në për rinovimin e avionëve të vendit kanë përfunduar me sukses.

Ministri bullgar i Mbrojtjes, Krasimir Karakachanov tha se “në kuadër të buxhetit të miratuar, me SHBA-në do të nënshkruhet një marrëveshje për blerjen e gjashtë avionëve me një pilot dhe dy avionëve me dy pilotë. Në kuadër të marrëveshjes do të nënshkruhen katër protokolle të veçanta për blerjen e avionëve, sigurimin e stoqeve të armatimeve, blerjen e raketave të telekomanduara dhe instalimin e udhëzimeve dhe sistemeve të drejtimit.

Karakachanov tha se çmimi i përgjithshëm i flotës u ul nga 1,4 miliardë dollarë në 1,2 miliardë dollarë falë bisedimeve me SHBA-në. Ai vuri në dukje se nga qeveria amerikane pritet që ajo të investojë 60 milionë dollarë në logjistikë në bazën ajrore “Graf Ignatievo”, ku do të vendosen avionët.

Vendimi i qeverisë është dorëzuar në Komisionin parlamentar të Mbrojtjes dhe pritet të marrë miratimin nga deputetët. Parlamenti bullgar gjashtë muaj më parë i dha lejen qeverisë që të fillojë bisedimet me SHBA-në.

Rekomanduar

Boris Johnson zgjidhet kryeministër i Britanisë së Madhe

Britanikët kanë mësuar këtë të martë Kryeministrin e tyre të ri. Partia Konservatore ka publikaur …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *