Ballina / LAJME / Shpërthim i fuqishëm në zonën e ish-Bllokut, 4 të lënduar

Shpërthim i fuqishëm në zonën e ish-Bllokut, 4 të lënduar

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në rrugën “Vaso Pasha” në zonën e ish-Bllokut.

Shpërthimi ka ndodhur si pasojë e shpërthimit të dy bombolave me helium në një dyqan eventesh.

Shpërthimi ishte mjaft i fuqishëm, saqë është dëmtuar edhe një biznes tjetër ngjitur me lokalin, një argjendari.

Raportohet se janë 4 të lënduar,  3 prej të cilëve janë: 1 banor që kalonte rastësisht dhe 2 vajza punonjëse të argjendarisë aty pranë.

Ata janë dërguar me urgjencë në spital.

Ndërkohë Policia ka reaguar në lidhje me ngjarjen dhe njofton se të dëmtuarit janë shtetasit S. P dhe A. P, E. N dhe D.S.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 13:15 në rrugën “Vaso Pasha” në ambientet e një dyqani eventesh ka shpërthyer një bombolë gazi.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar shtetasit S. P dhe A. P, E. N dhe D.S të cilët u dërguan në Spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Rekomanduar

Partitë parlamentare kërkojnë datën e zgjedhjeve, Thaçit s’i ngutet

Është bërë gati një javë prejse kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *