Ballina / EKONOMI / Shpronësimi i tokave nëpërmjet ndërtimit me koeficient

Shpronësimi i tokave nëpërmjet ndërtimit me koeficient

Prishtina ka nevojë për qendra të mjekësisë familjare e shkolla, në shumë pjesë të qytetit. Por komuna, e cila nuk ka shumë tokë komunale e as para për shpronësim, ka vendosur që qytetarët që japin tokën për të ndërtuar rrugë ose objekte institucionale t’i kompensojë me koeficient ndërtimi, që komunarët i referohen me “tokë për ajër”.

Kjo formë e shpronësimit do të aplikohet për vazhdimin e pjesës jugore të rrugës “B” në “Mati 1”, përmes planit rregullues të hollësishëm për këtë zonë, shkruan sot Koha Ditore.

Komuna ka thënë se është detyruar ta zgjedhë këtë mënyrë për shkak të pamundësisë për të paguar shumat e mëdha që duhen për shpronësim, tani që vlera e tokës në Prishtinë është e lartë.

Genc Bashota, drejtor për Planifikim Strategjik, ka thënë se aty është vetëm gjelbërim, ndaj koeficienti i ndërtimit është zero.

“Në rast kur e marrin koeficientin munden që me një investitor eventual me hy në një ndërtim dhe për të fitu x metra katrorë, koeficienti 2.8 pra, nëse i ke 100 metra katrorë tokë, do të thotë lejohen 280 metra katrorë ndërtim. Mendoj se është zgjidhja më e mirë për ta dhe ne si komunë, sidomos për t`i realizuar disa projekte infrastrukturore”, ka thënë Bashota.

Rekomanduar

Nga Veriu në Jug/ Ja sa kushton të pushosh në Shqipëri, Velipoja më e lira

Durrësi është sot për sot bregdeti më i frekuentuar, kjo falë kontratave të parapaguara që …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *