Ballina / LAJME / Shqipëri: Policia ua ndalon hyrjen afro 100 grekëve, arreston një polic

Shqipëri: Policia ua ndalon hyrjen afro 100 grekëve, arreston një polic

Policia shqiptare të shtunën ndaloi hyrjen e afro 100 grekëve në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë për të marrë pjesë në një ceremoni mortore dhe arrestoi ne flagrancë një polic grek për armëmbajtje pa leje që po udhëtonte drejt ceremonisë.

Masat e shtuara të sigurisë u ndërmorën pas paralajmërimit për mbajtjen e ceremonisë mortore par Konstandinos Kacifas, qytetar shqiptaro-grek të vrarë muajin e kaluar nga policia shqiptar,e pas kanosjes me armë zjarri në një përplasje me policinë dhe protestës së pjesëtarëve të lëvizjeve nacionaliste shqiptare në Gjirokastër qe protestuan kundër mbajtjes së ceremonisë mortore.

Vrasja e Kacifas nxiti tensione mes Shqipërisë dhe Greqisë zyrtare dhe shkaktoi shqetësime në jug të Shqipërisë mes shqiptarëve dhe minoritetit grek që jeton aty.

Në një kumtesë, policia njoftoi që ka sekuestruar një pistoletë dhe 6 fishekë nga i arrestuari që po shkonte në fshatin Bularat ku do të mbahej ceremonia mortore./REL

Rekomanduar

Tiranë, policia rrethon ndërtesën e Teatrit Kombëtar

Policia e Shtetit ka rrethuar ndërtesën e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Komuniteti artistik i organizuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *