Ballina / Magazina / Si lindi Kalendari Gregorian, që po përdorim prej gati 5 shekujsh

Si lindi Kalendari Gregorian, që po përdorim prej gati 5 shekujsh

“Focus Storia”

Më 4 tetor 1582, në Evropën Perëndimore hyri në fuqi Kalendari Gregorian, të cilin e përdorim sot pothuajse në mbarë botën. Kjo u realizua përmes “vjedhjes” së 10 ditëve, për të harmonizuar llogaritjen e kohës me kalendarin e mëparshëm, lidhur me kohëzgjatjen e një viti kalendarik.

Më 4 tetor 1582, njerëzit eksperimentuan një udhëtim të vërtetë në të ardhmen. Ditët midis 5 dhe 14 tetorit, u fshinë nga kalendari dhe kur njerëzit u zgjuan nga gjumi të nesërmen, ishte tashmë data e 15 dhe jo 5 tetor. I gjithë “faji”, ishte i futjes në përdorim të Kalendarit Gregorian.

Rikuperim i shpejtë i kohës

Pra viti 1582, zgjati në fakt 10 ditë më pak. Ajo periudhë kohore, u shpall jo ekzistente nga Papa Gregori XIII, i cili donte që përmes asaj reforme të kapërcente mospërputhjen mes kalendarit Julian, të futur në përdorim nga perandori romak Jul Çezari në vitin 46 P.E.S, dhe i përdorur deri atëherë, me prirjen e vitit kalendarik, që në atë moment ishte disi i vonuar.

Shfazimi i matjes së kohës

Në fakt viti diellor, zgjat saktësisht 365 ditë, 5 orë, 48 minuta dhe 46 sekonda, dhe jo vetëm 365 ditë. Për shkak të mosmarrjes prej shekujsh parasysh të këtij detaji, kjo “vonesë” kishte bërë që Ekuinoksi i Pranverës të binte në ditën 11 mars, pra 10 ditë më herët se sa ishte planifikuar. Dhe rrjedhimisht edhe data e përcaktuar për festën e Pashkëve, e cila bie të dielën e parë pas hënës së plotë të pranverës së parë, ishte e çregullt.

Ndryshimi

Për të kompensuar kohën e humbur, u mor kjo masë drastike, dekretin e Papës “Inter Gravissimas” , fryt i 4 viteve punë, në një marrëveshje me mjekun Luixhi Lilio dhe astronomin Kristoforo Klavio. Kalendari i ri Gregorian, ishte shumë i ngjashëm me atë të mëparshmin (me 365 ditë, dhe një vit me 366 çdo 4 vjet), me dallimin që u pezulluan ‘vitet e brishtë’ të 100 vjeçarëve.

Hyrja në fuqi

Kalendari i ri, hyri në fuqi në vendet katolike si Italia, Spanja dhe Portugalia. Për shkak të shkak të prakticitetit të tij të madh, ky kalendar përdoret sot në pjesën më të madhe të botës, me shumë pak përjashtime.

Kalendari Julian

Megjithatë, marrëdhënia mes kalendarëve ka qenë gjithmonë e vështirë. Ata janë rikonfiguruar në mënyrë ciklike. Ajo që ndodhi me Gregorin XIII, ndodhi gjithashtu 1500 vjet më parë, me Jul Çezarin. Në vitin  46 P.E.S, Çezari urdhëroi astronomin aleksandrian Sisogjenin të rivendoste datat në të njëjtën periudhë (ekuinoksi pranveror binte në fillim të dimrit).

Deri atëherë viti llogaritej të kishte 445 ditë. Kaosi i mëparshëm, ishte i tillë sa që quhej ‘ultimus annus confusionis’ (viti i fundit i konfuzionit). Sisogjeni, llogariti një vit prej 365 ditësh, me një vit të brishtë çdo 4 vite:ishte Kalendari Julian. / bota.al

Rekomanduar

Olta Gixhari publikon foto provokuese

Aktorja e njohur shqiptare Olta Gixhari njihet për karakterin e saj të ëmbël dhe si …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *