Ballina / SPORT / Tek Interi zgjohen me një ëndërr të madhe, Luka Modric

Tek Interi zgjohen me një ëndërr të madhe, Luka Modric

Media të shumta italiane raportojnë se Interi është duke u përpjekur të transferojë yllin e Real Madridit, Luka Modric.

Mesfushori 32-vjeçar u shpall lojtari më i mirë në Kupën e Botës “Rusi 2018” për paraqitjet e tij të shkëlqyera me Kroacinë dhe konsiderohet ndër lojtarët më të mirë në botë.

Sipas Sky Sport Italia, Gazzetta dello Sport dhe FCInterNews, zikaltrit i kanë kontaktuar agjentët e Modricit, të cilët janë të hapur për transferimin e ish-yllit të Tottenhamit tek Interi.

Çfarëdo marrëveshje për Modricin do të jetë e vështirë, megjithatë, dhe kjo vetëm për shkak të pagës së tij të lartë, megjithatë Interi këmbëngul ta bëjë këtë të mundur.

Sky raporton se Modric është arsyeja pse marrëveshja për Arturo Vidalin nuk është bërë ende zyrtare, sepse Interi dëshiron ta dijë nëse është e mundur të kalohet në negociata konkrete për kroatin.

Image

Rekomanduar

Panik në Real-Arsenal/ Asensio dëmtohet rëndë dhe dërgohet urgjentisht në spital

Marco Asensio ishte futbollisti më i mirë në fushë e lojës për ato pak minuta …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *