Ballina / EKONOMI / Tender prej 1.7 milion eurosh për ndërtimin e dy shkollave

Tender prej 1.7 milion eurosh për ndërtimin e dy shkollave

Ministria e Arsimit ka publikuar tenderin prej 1.7 milion eurosh për ndërtimin e një shkolle fillore në qytetin e Podujevës, si dhe për ndërtimin e një shkolle profesionale në komunën e Ferizajt, shkruan gazeta “Zëri”.

Hiç më pak se 1.7 milion euro do t’i shpenzojë Ministria e Arsimit për ndërtimin e një shkolle fillore në qytetin e Podujevës, si dhe për ndërtimin e një shkolle profesionale në komunën e Ferizajt.

Në njoftimin e publikuar në platformën elektronike të prokurimit thuhet se operatorët ekonomik, të cilët dëshirojnë të aplikojnë në këtë proces të prokurimit duhet t’i ofrojnë dëshmi të kënaqshme autoritetit kontraktues se qarkullimi vjetor i operatorit ekonomik gjatë tre vjetëve të shkuara nga data e publikimit të njoftimit duhet të jetë jo më pak se 1.8 milion euro për lotin e parë, si dhe 1.6 milion euro për lotin e dytë.

Rekomanduar

Nga Veriu në Jug/ Ja sa kushton të pushosh në Shqipëri, Velipoja më e lira

Durrësi është sot për sot bregdeti më i frekuentuar, kjo falë kontratave të parapaguara që …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *