Ballina / LAJME / Thaçi takon Hahnin: Vendimi i shpejtë për liberalizimin e vizave, nevojë thelbësore për Kosovën

Thaçi takon Hahnin: Vendimi i shpejtë për liberalizimin e vizave, nevojë thelbësore për Kosovën

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit në Bruksel, është takuar edhe me komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Evropian Johannes Hahn.

Gjatë këtij takimi Thaçi dhe Hahn kanë biseduar për situatën politike, për perspektiven evropiane si dhe për liberalizimin e vizave, përcjell lajmi.net.

Thaçi përmes një postimi në Twittet ka bërë të ditur se me Hahn ka biseduar për rëndësinë e një vendimi të shpejtë për liberalizimin e vizave për kosovarët

”Bisedova me Komisionerin Johannes Hahn mbi çështjen e nevojës për angazhim të fortë në Bruksel si dhe angazhim në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian në Prishtinë. Shpreha nevojën thelbësore për një vendim të shpejtë për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe hapat e ardhshëm vendimtar për të përmbushur agjendën evropiane”, ka shkruar Thaçi.

Ndryshe, Thaçi sot është takuar edhe me Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Thaçi i ka thënë Tusk se pas plotësimit të të gjitha kritereve, ngadalësimi i vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës është i pakuptimtë dhe i papranueshëm, pavarësisht arsyetimeve të vazhdueshme nga BE-ja dhe shtetet anëtare. /Lajmi.net/

Rekomanduar

Haradinaj homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit në ditën e dëshmorëve

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka bërë sot homazhe te shtatorja e heroit të kombit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *