Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dy fëmijë, të moshave 8 dhe 3 vjeç, gjetën vdekjen në Teksasin Lindor të shtunën pasi një pemë e pishës ra mbi makinën e tyre.

Gjithashtu, siç bëhet e ditur, disa vdekje të tjera dhe dhjetëra lëndime janë raportuar në pjesë të Teksasit, Misisipit, Luizianës dhe Alabama.

Veç kësaj, të paktën 18 tornado janë raportuar gjatë fundjavës në të gjithë Jugun e SHBA-së, nga Teksasi në Georgia.

Megjithatë, stuhitë janë planifikuar të lëvizin përgjatë bregut lindor, duke ndikuar mbi 100 milionë njerëz.

Reuters gjithashtu raportoi se rreth 6,000 fluturime janë anuluar ose vonuar, me Çikago dhe Charlotte duke qenë aeroportet më të prekur.

Ndërkohë, në rrjetet sociale janë publikuar disa pamje në të cilat duket “sikur të ketë shpërthyer ndonjë bombë”. /Telegrafi/