Ballina / Te Tjera / RECETA / Tortë me çokollatë e lajthi

Tortë me çokollatë e lajthi

Për përgatitjen e recetës nevoitën 120 minuta kohe!

Përbërësit:

12 vezë

200 g sheqer

300 g çokollatë për zierje

400 g biskota të bluara

300 g lajthia të bluara

400 g gjalpë

6 decilitra shtalpë e ëmbël

Përgatitja:

Të bardhtë e vezëve ndahen nga të verdhtë, të bardhtë tunden derisa të fitohet një shkumë e trashë. Në enë të veçantë tunden të verdhtë e vezëve dhe sheqeri, shtohen çokollata e shkrirë dhe gjalpi i zbutur në temperaturë dhome dhe të gjitha tunden me mikser. Pastaj shtohet shkuma nga të bardhtë e vezëve, shtohen edhe 100 gramë të lajthive të bluara dhe 200 g biskota të bluara, të gjitha përzihen ngadalë me tel kuzhine. Masa e përgatitur ndahet në dy pjesë, nga pjesa e parë e masës pjekën tri peta. Në pjesën e dytë shtohen keksët e mbetur të bluar dhe përzihen mirë, kjo masë lihet për krem.

Shtalpa e ëmbël tundet derisa të fitohet një krem pana e trashë, shtohet lajthitë e mbetura dhe përzihen ngadalë. Torta e përfunduar dekorohet sipas dëshirës. Torta lyhet në këtë mënyrë: peta, kremi, peta nga shtalpa e ëmbël me lajthi. E njëjta procedurë përsëritet derisa të harxhohet i tërë materiali i përgatitur. Torta e përfunduar dekorohet sipas dëshirës.

Rekomanduar

Salcë universale për të gjitha llojet e mishit: Receta më e mirë të cilën mund do ta keni!

Ju nevojiten vetëm disa përbërës Përbërësit: – 6 lugë majonezë, – 2 thelpinj hudhre, – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *