Ballina / SPORT / Tragjedia në Genova, tifozët e Sampdorias shesin fanella për t’u ardhur në ndihmë të prekurve

Tragjedia në Genova, tifozët e Sampdorias shesin fanella për t’u ardhur në ndihmë të prekurve

Italianët kanë ndërmarrë një nisme për t’u ardhur në ndihmë të mbijetuarve pas tragjesisë së 14 shkurtit në Genova, kur u shemb ura ‘Morandi’ dhe humbën jetën 43 persona.

Tifozët e ekipit xhenovez, Sampdorias, në sfidën e parë në shtëpi pas tragjedisë, kanë vendosur të nxjerr në treg disa fanella të veçanta që do të shiten gjatë dhe rreth ndeshjes së nesërme ndaj Napolit për të mbledhur fonde për viktimat e fatkeqësisë.

‘Rrugët dhe qiejt e qytetit kanë të njëjtat ngjyra … Për Xhenovën, Sampdoriani’, është mesazhi i shkruar mbi fanellë.

Çmimi i vendosur për të blerë këtë fanellë është  5 euro, por blerësit mund të paguajnë edhe më pak apo më shumë.
Ura e shëmbur në Genova shkaktoi 43 viktima (mes tyre edhe dy shqiptarë) si edhe qindra të plagosur. Të shumtë ishin edhe ata që mbetën në qiell të hapur pasi banesat e tyre u dëmtuan./hashtag.al

Rekomanduar

Zyrtare: Lippi rikthehet te ish-skuadra e tij

Ish-trajneri i Juventusi dhe Italisë, Marcello Lippi është riemëruar në krye të përfaqësueses kineze. Lippi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *