Ballina / LAJME / Ushtria nxjerr autoblindat, gati për ‘Epopenë e UÇK-së’

Ushtria nxjerr autoblindat, gati për ‘Epopenë e UÇK-së’

Shumë automjete të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë parë sot teksa lëviznin nga Gjilani në drejtim të Prishtinës.

Nuk dihet arsyeja e nxjerrjes në rrugë të këtyre automjeteve të blinduara të FSK-së, mirëpo dihet që nesër në kazermën “Adem Jashari’” mbahet ceremoni ushtarake në nderim të 21- vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”.

Kjo ceremoni mbahet, në kujtim të Komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit, si dhe të gjithë të rënëve për liri dhe pavarësinë e vendit dhe popullit tonë./syri.net

 

 

Rekomanduar

Partitë parlamentare kërkojnë datën e zgjedhjeve, Thaçit s’i ngutet

Është bërë gati një javë prejse kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *