Ballina / SPORT / Vidal prezantohet te Barcelona, i lumtur që do luajë me Messin dhe Suarezin. Ja fjalët e para

Vidal prezantohet te Barcelona, i lumtur që do luajë me Messin dhe Suarezin. Ja fjalët e para

Arturo Vidal është prezantuar si lojtar i Barcelonës. Kiliani tha mezi po pret të fillojë aventurën e tij me klubin spanjoll dhe se do të japë gjithçka në fushë për të fituar trofe.

“Të jem i sinqertë unë jam shumë i lumtur. Mezi po pres të filloj stërvitjen me bashkëlojtarët e rinj, të vesh këtë fanellë të famshme dhe të bëj gjëra të rëndësishme këtu”, ishin fjalët e para të ish-lojtarit të Bayern Munchen.

“Është një ëndërr. Shpresoj të arrij objektivat e mi. Jam këtu të fitoj të gjithë trofetë e mundshëm dhe do jap gjithçka në fushë për ta arritur këtë”, shtoi mesfushori energjik.

Në fund blerja e katërt e kësaj merkatoje nga ana e katalanasve tha: “Do sjell shumë përpjekje, shumë pasion dhe të sigurohem që skuadra do të fitojë gjithmonë. Gjatë kontratës time 3-vjeçare, shpresoj që ne të fitojmë për çdo gjë që luajmë. Jam i entuziazmuar të luaj me Messin, Suarezin, Sergio Busquets e të tjerë, pasi të gjithë janë lojtarë të mëdhenj”./SYRI.net/

Rekomanduar

Betis realizon çudinë e vitit, blen “yllin” e Lyon

Në Sevilje e merrnin me shaka, bënin baste dhe batuta, kishte edhe sulme ndaj klubit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *