Ballina / Teknologji / VIDEO/ Aeroplani më i madh në botë bën fluturimin e parë

VIDEO/ Aeroplani më i madh në botë bën fluturimin e parë

Aeroplani më i madh në botë u ngrit në qiell mbi shkretëtirën e Mojaves në Kaliforni. Ky është fluturimi i parë i aeroplanit të ndërtuar me karbon nga kompania “Stratolaunch Systems Corp”.

Aeroplani i bardhë, i quajtur “Roc”, gjerësia e krahëve të të cilit është sa një fushë e futbollit amerikan, i ka gjashtë motorë. Ai e filloi fluturimin në orën 7 të mëngjesit sipas kohës lokale të Oqeanit Paqësor. Ky aeroplan qëndroi në ajër për më shumë se dy orë, ndërsa ulja e tij në pistë u prit me duartrokitjet e shumë njerëzve.

“Çfarë fluturimi fantastik. Fluturimi i sotëm e çon përpara misionin tonë për ofrimin e një alternative fleksibile. Jemi tepër krenarë për ekipin e kompanisë sonë, ekuipazhin e fluturimit të sotëm, partnerët tanë dhe pistën që u përdor sot”, tha shefi i kompanisë “Stratolaunch”, Jean Floyd.

Ky aeroplan mund të hedhë raketa dhe mund të bartë mjete tjera fluturimi që peshojnë deri 226 mijë kilogramë në lartësi prej 10,600 metrash. Fluturimi i së shtunës u bë me qëllim të testimit të performancës dhe drejtimit të aeroplanit. Kompania njoftoi se aeroplani gjatë këtij fluturimi e arriti shpejtësinë maksimale prej 304 kilometrash në orë në lartësi prej 5180 metrash nga toka, shkruan “Reuters”.

Kompania planifikon që në të ardhmen ta zgjerojë tregun e këtyre aeroplanëve, të cilët do të përdoren për dërgimin e satelitëve në hapësirë. Në këtë mënyrë, ata do t’iu bënin konkurrencë kompanive tjera që e kryejnë këtë punë.

Rekomanduar

Televizori me ekranin më të madh që keni parë ndonjëherë/ Kushton “një mal” me para

Samsung ka nxjerrë në treg një nga televizorët më gjigantë të prodhuar ndonjëherë. Televizori ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *