Ballina / LAJME / Von der Leyen: Do të angazhohem për nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore

Von der Leyen: Do të angazhohem për nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore

Kandidatja për president të Komisionit Evropian, politikania gjermane Ursula von der Leyen tha se mbetet e angazhuar për të filluar negociatat për anëtarësim e Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë në BE.

Në një letër drejtuar Aleancës progresive të socialistëve dhe demokratëve, në prag të votimit në Parlamentin Evropian për zgjedhjen për president të KE, Von der Leyen deklaroi se ka në plan të paraqesë një pakt të ri propozua të BE-së për migrimin dhe azilin.

“Ne kemi nevojë për një mënyrë të re të rishpërndarjes së ngarkesave. Ne kemi nevojë për një fillim të ri, “tha ajo.

Von der Leyen kohët e fundit vlerësoi se Ballkani Perëndimor duhet të merret më seriozisht, duke theksuar Maqedoninë Veriore si “një shembull i shkëlqyer i arritjeve pozitive”.

Duke folur për Marrëveshjen e Prespës, ajo porositi se dokumenti paraqet “një marrëveshje të vërtetë evropiane, bazuar në vlerat që ka Evropa, në të cilin problemi shndërrohet në një mundësi.”

“Unë e vlerësoj thellë guximin dhe vendosmërinë e të dyja vendeve për të ecur përpara në Marrëveshjen e Prespës. Kompromiset nuk janë kurrë të lehta, por ato hapin rrugën për një të ardhme më të mirë. Greqia ka një histori të gjatë dhe krenare. Ajo lindi idenë evropiane të demokracisë. Greqia dhe Maqedonia Veriore dhanë një shembull të shkëlqyer të asaj që do të thotë Evropa. Ne të gjithë mund të mësojmë prej saj “, përfundoi Von der Leyen.

Rekomanduar

Tiranë, policia rrethon ndërtesën e Teatrit Kombëtar

Policia e Shtetit ka rrethuar ndërtesën e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Komuniteti artistik i organizuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *