Ballina / LAJME / Vuçiq kërcënon Kosovën: Kemi bërë gati masa të rrepta, i zbatojmë pas Samitit në Paris

Vuçiq kërcënon Kosovën: Kemi bërë gati masa të rrepta, i zbatojmë pas Samitit në Paris

Aleksandar Vuçiq është paraqitur në konferencë për media pas takimit me përfaqësuesit e Listës serbe.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar sot me përfaqësuesit e Listës serbe në Beograd dhe i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të parandalojë arrestimin e serbëve në Kosovë.

Ai në konferencën për media ka thënë se me serbët nga Kosova ka bërë gati “masa të forta” si përgjigje ndaj vendimeve të fundit nga Prishtina. Por, para zbatimit të tyre do të presë takimin e radhës në Paris, transmeton lajmi.net.

“Kemi bërë gati masa. Do të shikojmë nëse godasin serbët në Kosovë, sepse bëhet fjalë për masa shumë të ashpra. Nuk do të marrim vendime deri në përfundim të takimit në Paris”, tha Vuçiq pas takimit me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova.

Siç ka thënë Vuçiq, detyra kryesore e tij në Paris do të jetë njoftimi i përfaqësuesve të lartë evropianë si Angela Merkel e Emmanuel Macron për përgjigjen e Serbisë ndaj taksës 100 për qind nga Kosova, rezolutën për gjenocid, formimin e ushtrisë dhe sipas tij, shkeljen e vazhdueshme të marrëveshjes së Brukselit nga ana e Prishtinës, transmeton lajmi.net.

Vuçiq po ashtu ka theksuar se pjesëtarët e ROSU-së synojnë të arrestojnë serbët dhe i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të parandalojë zhvillime të tilla. Reagimi i tij erdhi si shqetësim pas lajmërimit që kishte marrë së fundmi se njësitet speciale të Policisë së Kosovës kanë përgatitur arrestimin e dhjetëra figurave serbe në Kosovë.

“E lusim dhe e paralajmërojmë bashkësinë ndërkombëtare ta parandaloj një gjë të tillë sepse në çmendurinë e luftës me shqiptarët në Kosovë, në fund mund ta pësojnë serbët”, porositi ai.

“Kurse, sa i përket masave të rrepta që kemi planifikuar, nuk do të vendosim për to deri pas përfundimit të takimit në Paris”, u shpreh ai.

Vuçiq ka thënë se gjatë takimit në Paris do ta njoftojë Merkelin dhe Macronin për përgjigjen e Serbisë ndaj taksës tashmë nëntë muajshe të Kosovës, si dhe temat tjera. “Ata që mendojnë se në Paris do të ketë diskutime, e kanë gabim, nuk do të ketë kurrfarë diskutimesh derisa nuk e heqin taksën. Mund të bisedojmë për motin e mirë por për statusin e Kosovës nuk do të ketë diskutime, deri në heqjen e taksës”, insistoi ai.

“Hiqeni taksën dhe do të bisedojmë për çfarëdo që dëshironi, nëse jo, flasim për motin e mirë, boksierët e mirë në Prishtinë, si për shembull. Kjo do të jetë porosia ime për Merkelin dhe Macronin”, përfundoi ai. Vuçiq u takua sot me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova që shënuan fitore të thellë në zgjedhjet e javës së kaluar në komunat veriore të Kosovës.

Rekomanduar

Tiranë, policia rrethon ndërtesën e Teatrit Kombëtar

Policia e Shtetit ka rrethuar ndërtesën e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Komuniteti artistik i organizuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *