Ballina / LAJME / Vuçiq provokoi shqiptarët, prandaj na vunë taksën

Vuçiq provokoi shqiptarët, prandaj na vunë taksën

Gazetari serb Slobodan Georgiev është goditur nga tabloidët serbë, meqë ka akuzuar kryetarin e Serbisë si fajtor pse Kosova i ka vënë taksat.

Georgiev ka thënë se Vuçiq ia doli t’i provokojë shqiptarët, prandaj ata bëjnë veprime ‘të gabuara’.

“Politika e Serbisë ndaj Kosovës ka bërë Prishtina të nisë luftën tregtare, e cila shpesh mund të jetë hyrje për ‘konflikte të armatosura’. Për fat të keq, ky është realiteti – Vuçiqi ia ka dalë t’i ‘provokojë’ shqiptarët që të bëjnë veprime të gabuara, prandaj sot jemi buzë konfliktit”, ka shkruar Georgiev në Twitter, transmeton Metro.

Portali “Srbija danas” e akuzon gazetarin se po provon të bëhet ‘më i madh se Thaçi e Haradinaj’, dhe ta bind Djilasin (një opozitar serb) se nëse e marrin prapë pushtetin në Serbi, Prishtinës do t’ia bënin të mundur anëtarësimin në të gjitha organizatat relevante ndërkombëtare, me çka praktikisht do ta njihnin Kosovën./syri.net

1 / 1

 

Rekomanduar

Partitë parlamentare kërkojnë datën e zgjedhjeve, Thaçit s’i ngutet

Është bërë gati një javë prejse kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *