Ballina / Magazina / Xhirimet e “The Expendables 4” shtyhen nga Rambo për këtë arsye

Xhirimet e “The Expendables 4” shtyhen nga Rambo për këtë arsye

Me sa duket, “Rambo 5” ka shtyrë projektin për “The Expendables 4”. Në fillim ishte menduar se xhirimet do të nisnin në gusht 2018, por plani u shty për në prill 2019 në Bullgari.
Kjo bën sens, pasi Sylvester Stallone është marrë me realizimin e “Rambo 5”, që pritet të dalë në shtator, dhe Arnold Schwarzenegger me “Terminator 6”. Schwarzenegger kishte thënë më parë se do të bëhej pjesë e projektit, vetëm nëse Stallone është i kënaqur me skriptin.
Edhe Jason Statham mund të marrë pjesë, pasi tashmë ka mbaruar xhirimet me spinoff-in e “Fast and Furious”, ku interpreton së bashku me Dwayne Johnson.
Dolph Lundgren së fundi ka qenë i angazhuar me “Creed 2”, së bashku me Sylvester Stallone, dhe duke mos pasur asnjë njoftim për angazhim, mund të jetë dhe ai pjesë e grupit të mercenarëve të ekranit. Shumë mundësi për t’u bërë pjesë e “The Expendables” ka dhe për Jet Li e Wesley Snipes.
Bruce Willis dhe Terry Crews besohet se nuk do të jenë pjesë e projektit, pasi sipas medies, kanë mosmarrëveshje me Stallone./lapsi.al/

Rekomanduar

Humbin stolitë në vlerë 3.5 milionë euro të dedikuara për Rita Orën

Gruaja e cila po barte stoli në vlerë 3.5 milionë euro dhe të cilat shtëpi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *